Pas 12 ditësh mbyllje sot janë hapur shkollat gastronomia dhe qendrat tregtare në Kosovë.
Në mbledhjen e së dielës, Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i zbusë masat anti-COVID, por duke bërë thirrje që masat për parandalimin e përhapjes së virusit Corona të respektohen.
Ndërsa, vazhdon të jetë në fuqi ora policore e cila do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
Like 0