Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dy skuadra për objektivin e njëjtë, gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve: Tottenham dhe Manchester City do të përballen kundër njëri-tjetrit për të krijuar historinë. Te Spurs nuk do të luajnë për shkak të lëndimit Erik Lamela dhe Eric Dier, ndërsa në dyshim janë Serge Aurier dhe Fernando Llorente. Kurse te mysafirët nuk do të luajnë Claudio Bravo, Fabian Delph dhe Oleksandr Zinchenko, në dyshim Sergio Aguero dhe Kyle Walker. Më poshtë keni formacionet e mundshme: Tottenham ( 4-2-3-1) – Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Sissoko, Davies; Eriksen, Son, Alli; Kane. Man City (4-3-3) – Ederson; Danilo, Stones, Kompany, Laporte; De Bruyne, Fernandinho, D. Silva; B.Silva, Jesus, Sterling. Të pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Liverpooli do të mirëpres para shikuesve të vetë skuadrën e Portos Reds është skuadra favorite, por gara më e madhe për klube shpesh herë dinë të na befasojë dhe për këtë kemi pasur shumë shembuj këtë sezon. Te vendasit Andrew Robertson nuk do të luajë për shkak të kartonëve, ndërsa Joe Gomez dhe Alex Oxlade-Chamberlain për shkak të lëndimit. Ndërsa te mysafirët lista e atyre që do të mungojnë apo pritet të mungojnë është më e gjatë. Për shkak të kartonëve nuk do të luajnë Pepe dhe Hector Herrera, kurse në dyshim për shkak të lëndimeve janë edhe disa lojtarë titullar. Më poshtë keni formacionet e mundshme për të dy skuadrat: Liverpool (4-3-3): Allison; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Milner; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane. Porto (4-3-3): Casillas; Maxi, Felipe, Militao, Alex Telles; Danilo, Otavio, Corona; Brahimi, Marega, Soares. Like 0