Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Paris Saint Germaini do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford në fazën e parë të eliminimit direkt. Djajtë e Kuq duken krejtësisht një ekip ndryshe nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe tani janë edhe favorit për të fituar ndeshjen e parë. Për PSG do të mungojnë Neymar dhe Edinson Cavani, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme: Man Utd (4-3-3): De Gea, Young, Smalling, Jones, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Rashford, Martial. PSG (4-3-3): Buffon, Dani Alves, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Paredes, Marquinhos, Verratti; Di Maria, Mbappe, Draxler. Unitedi u rendit në Grupin H me dhjetë pikë, dy më pak se Juventusi. Në anën tjetër klubi nga Parisi e mbylli Grupin C me 11-të pikë, tri më pak se Liverpooli. Ndeshja e kthimit është me 6 mars në stadiumin Parku i Princave. Ndërsa në duelin tjetër sonte përballen Roma-Porto. Të ëndërrosh nuk të kushton asgjë. Në fund të fundit, falë ëndrrave dhe punës së madhe javë pas jave Roma në sezonit e fundit arriti në një gjysmëfinale të papritur në Ligën e Kampionëve. Kundërshtari i parë i skuadrës italiane në fazën e eliminimit direkt është Porto. Ndeshja e parë do të luhet në Olimpico dhe romakët janë favorit për të marr rezultat pozitiv. Skuadra e Eusebio Di Francesco është duke u përballur me disa lëndime dhe nga kjo me shumë mundësi Robin Olsen nuk do të mbrojë në portë, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare: Roma (4-3-3): Mirante; Karsdorp, Fazio, Manolas, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Zaniolo; Florenzi, Dzeko, El Shaarawy. Port (4-3-3): Casillas; Militao, Felipe, Pepe, Telles; Danilo Pereira, Herrera, Torres; Otavio, Soares, Brahimi. Giallorossët u rendit e dyta në Grupin G me nëntë pikë, tre pikë më pak se Real Madridi në vendin e parë. Porto në anën tjetër i priu Grupit G me 16 pikë, ndjekur nga Schalke me 11. Like 0