Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Eddie Hearn ka thënë se Anthony Joshua është i vendosur që rimeçi me Andy Ruiz Jr. të ndodhë në Britani të Madhe. Boksieri britanik dëshiron hakmarrje ndaj meksikano-amerikanit, i cili e shokoi botën e boksit duke ia rrëmbyer britanikut titujt e kampionit në muajin maj. Menjëherë pasi e humbi duelin në Madison Square Garden të New Yorkut me nokaut teknik (duke u rrëzuar plot katër herë), Joshua e aktivizoi klauzolën për rimeç, ndërsa ishte spekuluar se dueli do të ndodhte ose në Cardiff ose sërish në New York. Megjithatë, përmes një postimi në Twitter, promovuesi i tij ka lënë të kuptohet se AJ dëshiron që përballja të ndodhë në Britani të Madhe. “Zjarri djeg më fort. Puna e madhe fillon… lajmet vijnë së shpejti”, ka shkruar Hearn në postimin, të cilin e ka shoqëruar me një flamur të Britanisë së Madhe. Like 0