Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Unë kam qenë dorë çlirët, ata [LDK,v.j] nuk kanë lëshuar fare pe”. Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti teksa foli për dështimin e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Kurti tha se “dora e çlirët” e tij lidhet me lëshimin e postit të kryeministrit, kalimi në vend të 2-të, në një kohë kur vendi i parë merr më shumë vota. “Unë kam problem kompromisin me Serbinë, sepse me shqiptarët kam bërë tërë kohën kompromise. Koncesione brenda oborrit tonë pafundësisht. Por që Serbia na ka bërë shumë dhe unë aty them jo negociata, në kuptimin e pazareve me territorin tonë. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe të mos harrojmë, që ne të VV nuk jemi radikalë për nga karakteri, siç jemi përftuar zakonisht”, deklaroi ai. “Por jemi jashtëzakonisht radikal për nga tema. Pavarësisht se për çfarë teme bëhet fjalë. Me këta unë kam qenë shumë dorë çlirët, ata nuk kanë lëshuar fare pe. Unë kam qenë i gatshëm të heq dorë nga pozita e kryeministrit, të merremi vesh njëherë me LDK-në dhe mandej të shkojmë në Këshill të Përgjithshëm dhe të jem numër 2 aty, kur numri 1 merr më shumë vota se numri 2”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi:PVD nuk bën kompromis për shkeljen e parimeve demokratike Nëpërmjet një njoftimi për opinion, Partia për Veprim Demokratik edhe njëherë informon qytetarët që …