Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rreth 5 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, 2008, do të shënojnë sot Ditën Olimpike 2018. Komiteti Olimpik i Kosovës ka rritur masovitetin e kësaj dite dhe këtë herë do të organizohet në shtatë qendrat e Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj, ku fëmijët do të vrapojnë nëpër sheshet e këtyre komunave. Aktiviteti kryesor mbahet në Prishtinë, ku marrin pjesë rreth 2 500 fëmijë. Ata do të vrapojnë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri, derisa do të zhvillohen edhe aktivitete tjera të pentatlonit modern. Dita Olimpike 2018 organizohet në bashkëpunim me Drejtoritë për Arsim të komunave përkatëse dhe fillon në të njëjtën kohë, në ora 09:00.Ky është edicioni i shtatë që KOK shënon këtë ditë, pas atyre të organizuara në vitet 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017. Like 0