Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur. Në një intervistë për mediat gjermane, Sasoli deklaroi se zgjerimi i BE-së në drejtim të Ballkanit sjell përfitime të mëdha për te dy palët. “Një gjë e tillë duhet të ndodhë për të mirën e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe të gjithë unionin”, tha ai, raporton KosovaPress. Sipas tij, BE duhet të mbajë fjalën e dhënë sa i përket anëtarësimit të këtyre vendeve. “Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve,”, tha Sassoli. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen nëse pandemia nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të anulohen tërësisht nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll …