Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çdo vonesë që bëhet drejt arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e largon rajonin nga e një e ardhme stabile, gjë të cilët e dëshirojnë edhe Prishtina por edhe Beogradi. “Çdo ditë pa të (marrëveshje) është një hap larg nga e ardhmja e qëndrueshme e dëshiruar nga të dy shtetet”, ka thënë Scott, shkruan N1, transmeton Gazeta Express. Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se një vendim i tillë i Sekretarit, Mike Pompeo, është një sinjal i qartë që Washingtoni dëshiron të bëjë gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të të gjithë rajonit. Sipas tij, për t’u arritur një marrëveshje mes dy palëve do të jetë e nevojshme ndihma e Palmerit, por sigurisht edhe e liderëve të dy shteteve. Ambasadori amerikan në Beograd, thotë se sa më shpejtë që të arrihet marrëveshja, aq më mirë është për të gjithë. “Me ndihmën e Palmerit, por më shumë me ndihmën e liderëve të mençur dhe të guximshëm në Prishtinë e Beograd, ajo ditë do të vijë. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka thënë Kyle Scott. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka vendosur sot se Komisioni Evropian nuk i …