Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott ka deklaruar sot gjatë bisedës me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se është e domosdoshme të gjendet mënyra për të vazhduar dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës. Është në interes të Serbisë dhe Kosovës por edhe të komunitetit ndërkombëtar të gjendet një zgjidhje, është kumtuar nga kabineti i Vuçiqit. Vuçiq ka përsëritur se Serbia do të vazhdojë dialogun vetëm me kusht që Kosova t’i tërheqë taksat. Ai ka theksuar se “me mospërmbushje të kushtit të vetëm nga marrëveshja e Brukselit, e ky është krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, me miratimin e Platformës mbi negociata, me krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe futjen e taksave në prodhimet e Serbisë, Prishtina e ka shfuqizuar dialogun”, pretendohet në komunikatë. Vuçiq ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar është dashur më herët të merret me probleme të cilat kanë sjellë deri te ndërprerja e bisedimeve, sidomos me tentime për t’i hequr taksat”, shtohet në komunikatë. “Nuk jam optimist, mirëpo nëse Prishtina i tërheqë taksat, Serbia do të bisedojë”, ka thënë Vuçiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nxënësit kthehen sot në bankat e shkollës fillon gjysmë-vjetori dytë Pas pushimit dimëror që kishte filluar më 29.12.2023, nxënësit e shkollave fillore dhe të …