Për pak minuta pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të bëhet shpërndarja e Kuvendit.
Në rend dite në këtë seancë janë dy pika ” 1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Deri më tani në seancën ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit nuk ka arritur asnjë deputet.
Kujtojmë se për votimin e shpërndarjes së Kuvendit duhen 2/3 votave të deputetëve që i bie 80 vota. /Telegrafi/