Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministrja e Administratës shtetërore dhe Pushtit Lokal të Serbisë, Marija Obradoviq, ka refuzuar kërkesën e Kuvendit Komunal të Bujanocit që Gent Cakaj, të shpallet “qytetar nderi” nga kjo komunë. Këtë e ka bërë të ditur Obradoviq gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ku ka treguar se e ka nënshkruar vendimin për refuzimin e kërkesës. 26 këshilltarë komunalë të Bujanocit kishin nënshkruar një propozim që Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, të shpallet “qytetar nderi” për kontributin e tij që ka dhënë për shqiptarët e Luginës dhe për mbështetjen që i kishte dhënë Listës së përbashkët të shqiptarëve gjatë zgjedhjeve në Serbi. Ky propozim pastaj ishte dërguar në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal të Serbisë, që zyrtarisht, nuk kishte marrë ndonjë përgjigje, deri në deklarimin e Obradoviqit në Kuvend. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari Arifi pret në takim Ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu Ambasadori i OSBE-së në Beograd z. Jan Braathu po qëndron në Bujanoc, ku po …