Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot një delegacion prej tetë politikanësh kosovarë do të nisen për një vizitë zyrtarë në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc. Nait Hasani ka treguar se ai së bashku me kolëgët e tij, Ismail Kurteshin, Arbërie Nagavcin, Teuta Haxhiun, Valentina Bunjakun, Nait Hasanin, Arban Abrashin dhe Valon Ramadanin do të qëndrojnë për dy ditë radhazi në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi, për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e tyre në administratë, të pushtetit lokal, të mediave, zhvillimit të arsimit, njohjen e diplomave, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave atje, interesimin për mësuesit dhe kushtet që i kanë dhe për ata që i kanë kryer studimet në universitete të Kosovës dhe që punojnë atje, a po u njihet e drejta apo jo dhe sipas Hasanit si kërkesë është edhe heqja e kuotës për regjistrime në universitet. Ai po ashtu tregoi se kërkesën për vizitën atje ia kanë dërguar përfaqësuesit në Beograd, i cili ua ka përcjellë autoriteteve serbe dhe ata e kanë pranuar, duke ua konfirmuar sot dhënien e lejes. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qytetarët në Komunën e Preshevës mbështesin peticionin e organizuar nga forumi rinor i PVD-ës Forumi Rinor i PVD-së ashtu siç kishte paraljmruar ditë më parë për peticionin lidhur …