Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se Serbia nuk është akoma e gatshme që të arrijë një marrëveshje për njohjen e Kosovës dhe se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj dy shteteve. Dështimi i takimit të Parisit, për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ka nxjerrë edhe një herë në pah, problemet dhe të metat e dialogut Kosovë-Serbi. Duket se vendosja e taksës nga ana e qeverisë së Kosovës, nuk ka arritur që ti shërbej afrimit midis dy palëve. Nga ana tjetër vetë Bashkimi Evropian është treguar pak më i ashpër me Kosovën. Edhe pse në raportet e tij të përvitshëm, Komisioni Evropian, thekson se Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave, përsëri, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, është skeptik. Serbia nuk pranon që të ulet në tryezën e bisedimeve me Kosovën, ku si kusht kryesor ka vendosur heqjen e taksës. Por duket se ky mbetet vetëm pretekst. Studiuesi i njohur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “Johns Hopkins”, thekson se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është gati që ta njohë Kosovën. Për sa i përket nivelit të demokracisë në Kosovë dhe Serbi, Serwer, thekson se politikanët e të dyja vendeve janë të korruptuar dhe mendojnë vetëm për interesat e tyre. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
ISH-KRERËT E UÇK-SË SOT PARA SPECIALES Dhomat e Specializuara të Kosovës do të mbajnë sot konferencën e radhës për ecurinë …