Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Republika e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme për marrëveshjen me Serbinë. Ai ka paralajmëruar se Prishtina zyrtare do t’i nënshtrohet një presioni për të arritur një marrëveshje me Beogradin para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi. “Kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm. Ndaj tyre do të ushtrohet presion për të arritur ndonjë rezultat para zgjedhjeve në Serbi, dhe kjo nuk është në dobi të tyre”, ka thënë Serwer për RTA, transmeton Gazeta Express. Teksa ka folur për marrëveshjen, Serwer ka përsëritur edhe një herë se është kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe, sipas tij, një marrëveshje potenciale nuk duhet të prekë integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se mosliberalizimi i vizave për kosovarët është vendim më i keq se ai i moshapjes së negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sipas Daneiel Serwer, çështja e liberalizimit të vizave ka ndikimit të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Like 0
Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Republika e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme për marrëveshjen me Serbinë. Ai ka paralajmëruar se Prishtina zyrtare do t’i nënshtrohet një presioni për të arritur një marrëveshje me Beogradin para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi. “Kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm. Ndaj tyre do të ushtrohet presion për të arritur ndonjë rezultat para zgjedhjeve në Serbi, dhe kjo nuk është në dobi të tyre”, ka thënë Serwer për RTA, transmeton Gazeta Express. Teksa ka folur për marrëveshjen, Serwer ka përsëritur edhe një herë se është kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe, sipas tij, një marrëveshje potenciale nuk duhet të prekë integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se mosliberalizimi i vizave për kosovarët është vendim më i keq se ai i moshapjes së negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sipas Daneiel Serwer, çështja e liberalizimit të vizave ka ndikimit të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryeqyteti pa ngrohje, Termokosi jep këtë arsye Disa lagje në Komunën e Prishtinës kohwt e fundit po përballën më mungesë të …