Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti dhe Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi dhe dy nënkryetarët e PVD-së Ardita Sinani dhe Burhan Halili, zhvilluam takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe me nënkryetarët e LDK-së. Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore ku kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ndër të tjera u shpreh se Shaip Kamberi dhe Partia për Veprim Demokratik janë udhërrëfys të shqiptarêve të Luginës së Preshevës. Ndërsa zoti Shaip Kamberi pas takimit deklaroi: “Bashkë me dy nënkryetarët e PVD-së, Ardita Sinani dhe Burhan Halili, zhvilluam takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Lumirit dhe delegacionit të LDK-së iu faleminderuam për përkrahjen dhe angazhimin e dhënë për ta përfunduar me fitore betejën tonë politike për përfaqësim parlamentar. Mbështetja për sensibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës duhet të jetë gjithëpërfshirëse e mbarëkombëtare” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Erë e luftës, sulmohen tankerat e naftës afër Iranit Dy cisterna nafte u dëmtuan të enjten nga sulmet në Gjirin e Omanit, një …