Kamberi ka deklarur se Diskriminimi i kuadrove të kualifikuara shqiptare ëdhtë i patolerushëm por Integrimi i tyre nëpër institucione të rëndësishme është i domosdoshëm.

Kamberi me rastin e angazhimit të një Gjykatësi nga Prokupla në Gjykatën për kundërvajtje në Preshevë dhe angazhimin e një kuadri nga Vranja në Gjykatën themelore në Bujanoc, kam njoftuar dje institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare në Beograd.

Nga Ambasadori i SHBA-ve, Kyle Scott, Ambasadori i Delegacionit të Unionit evropian, Sem Fabrici dhe ai i OSBE-së, Andrea Orizio, kam kërkuar që në kuadër të bashkëpunimit të tyre të përditshëm me institucionet shtetërore, të kontribojnë në krijimin e kushteve të barabarta të participimit të pjestarëve të pakicave nacionale nëpër organet shtetërore.

Dje poashtu, në shkresën drejtuar Ministreshës së drejtësisë, Nela Kuburovic, kam kërkuar që si ministreshë përgjegjëse të marr të gjitha masat për të siguruar pjesmarrje të kuadrove shqiptare nëpër institucionet e gjyqësorit të Republikës së Sërbisë.

Të njejtën shkresë i kam drejtuar edhe kryetarit të Trupit Koordinues, si institucion përgjegjës për koordinimin e veprimeve midis Qeverisë, institucioneve shtetërore dhe pushteve lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Vazhdimi i diskriminimit të kuadrove të kualifikuara shqiptare nënkupton mungesën e gatishmërisë së Sërbisë për të rrespektuar të drejtat elementare të pakicave, si parakusht për t’u inkuadruar në Unionin evropian.

Ja edhe letrat e dërguara nga kryetari z.Shaip Kamberi institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare në Beograd.

  

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme