Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë korrur sukses në zgjedhjet e nivelit shtetëror. Demokrati Andy Beshear, shpalli fitoren në zgjedhjet për guvernator të Kentakit, pas një gare të ngushtë, në shtetin me prirje kryesisht konservatore. Ndërkohë, demokratët morën kontrollin e plotë të organit legjislativ në Virxhinia, për herë të parë në mbi 20 vjet. Rezultatet shihen si një matës i situatës politike, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, republikanët mbajtën pushtetin në zgjedhjet për guvernatorin e Misisipit, pas një gare të ngushtë me demokratët. Në Kentaki, Beshear pretendoi fitoren ndaj guvernatorit aktual, republikanit Matt Bevin, pasi rezultatet përfundimtare i dhanë një epërsi prej 0.4%. Bevin, 52-vjeç, ka thënë se nuk do të pranojë rezultatin, duke përmendur disa “parregullsi” të papërcaktuara. Sidoqoftë, demokrati Beshear, një avokat 41-vjeçar, babai i të cilit ishte ish-guvernator i shtetit, tha: “Ne do të jemi gati për ditën e parë në detyrë, dhe unë mezi po e pres atë”. Fitorja e tij nuk ka kënaqur aspak presidentin Donald Trump, që tha në një fjalim para mbështetësve të tij se Beshear ishte “shumë ekstrem dhe i rrezikshëm” për të qeverisur shtetin e Kentakit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
BE-ja e konfirmon vizitën e Lajçakut dhe Escobarit të premten në Kosovë Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar vizitën e emisarit të BE-së …