Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dy zyrtarët e lartë amerikanë, zëvendësdrejtori për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley, kërkuan nga Prishtina dhe Beogradi që të “përmbahen nga veprimet provokuese që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshje”, Kosovë-Serbi. Pas vizitës në Beograd dhe takimeve që patën për dy ditë radhazi në Prishtinë me të gjithë udhëheqësit politik nga pozita dhe opozita, John Erath dhe Brad Berkley, thanë se “dialogu Kosovë-Serbi duhet të kthehet në binarë”, thuhet në një komunikatë të ambasadës amerikane në Prishtinë. Deklarata e ambasadës amerikane “Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”. Në të dyja kryeqytetet ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se dialogu duhet kthyer në binarë, dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për t’u kthyer në tryezën negociuese”, thuhet në deklaratë. Dy zyrtarët e lartë të administratës së Presidentit Donald Trump, i kërkuan Prishtinës zyrtare që ta heqë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, dhe Kosova të rreshtohet përkrah SHBA-së. “Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndër-institucionale e 11 shkurtit (lexo: letër që Donald Trump e ka dërguar në Prishtinë) se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës janë pengesë në rrugën drejt progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që dialogu me Serbinë të lëvizë përpara. Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. Duket se as kjo vizitë e dy zyrtarëve të lartë amerikanë, dhe këshillat e tyre nuk e bindën kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që ta heqë taksën ndaj Serbisë. Ai thotë se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do ta rregullojë edhe tregtinë e lirë Kosovë-Serbi”, duke treguar se cilat argumente u ka sqaruar zyrtarëve amerikanë. “Dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues. Heqja e taksës në kuadër të një kontrate, pra të një marrëveshjeje kontratë për njohje reciproke Kosovë- Serbi, ku aty i dimë të gjitha temat përfshirë edhe tregtinë e lirë. Në gjendjen çfarë është sot, është e pamundur të merret një veprim për pezullim të taksës “, ritheksoi Haradinaj. I pyetur nga gazetarët se kur kryeministrit do t’i mbushet mendja që ta pezullojë taksën, Haradinaj përgjigjet. “Normalisht, se na e mbush mendjen edhe ekzistojnë dy pamje për ta parë tarifën. Një është kur e shohim si pengesë për t’u kthyer në dialog. Tjetra është si ndihmesë për t’u arritur marrëveshja më shpejt, për shkak se koha tash nuk i kushton më vetëm Kosovës, por edhe Serbisë besoj. Problemi i taksës nuk ndërlidhet me faktorin ndërkombëtar, por me qëndrimet e Serbisë karshi shtetit të Kosovës”, tha Ramush Haradinaj. Politika kosovare e ndarë Nga ana tjetër, pos kryeministrit Ramush Haradinaj, është presidenti Hashim Thaçi, por edhe disa përfaqësues të tjerë politikë, përfshirë këtu edhe njërin nga liderët e opozitës, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Isa Mustafa, që kanë bërë thirrje të respektohet këshilla amerikane, sepse, Kosova nuk guxon të prishë marrëdhëniet me SHBA-së. Presidenti Thaçi, takoi të enjten ekipin shtetëror për dialog me Serbinë, së bashku me zyrtarët amerikanë, ndërsa, një takim të veçantë të mërkurën në mbrëmje Thaçi zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. ”Me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë speciale me SHBA-në. Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel”, thotë Presidenti në një deklaratë për medie. LDK: Të hiqet dorë nga ndërrimi i kufijve E kryetari i partisë më të madhe opozitare LDK, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social tregoi se çfarë ka biseduar me Presidentin Thaçi. ”Kërkova nga Presidenti që të heqë dorë nga orientimi i tij dhe diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu. Se LDK nuk do të pajtohet ne asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo ç në rihapje të shtetësisë. Po ashtu, theksova se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që të gjejë zgjidhje, në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, si aleatin tonë strategjik. Ia shpreha qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje, për të siguruar legjitimitetin”, shkroi Isa Mustafa. Skena politike kosovare nuk duket se do të flas me një zë sa i përket taksës ndaj Serbisë dhe qasjes së dialogut. E nga ana tjetër, Serbia thotë se nuk rifillon dialog me Kosovën, pa heqjen e taksës. Sipas një komunikate të ditës së mërkurë nga zyra e Presidentit Vuçiq, thuhet se ky i fundit “pret nga bashkësia ndërkombëtare që të mos heshtë ndaj faktit se përfaqësuesit e Kosovës nuk e kanë zbatuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe se kanë vendosur taksa anticivilizuese ndaj mallrave nga Serbia. Vetëm kur të përmbushet kjo kërkesë, atëherë krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut me Kosovën”, citohet të ketë thënë Aleksandër Vuçiq. Me 21 nëntor të vitit të shkuar qeveria e Kosovës vendosi tarifë shtesë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, për shkak të siç thotë kryeministri Ramush Haradinaj, ”agresionin politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”. Përfaqësues të institucioneve në Bruksel të BE-së dhe SHBA-së vazhdojnë të kërkojnë nga qeveria e Kosovës që ta heq taksën ndaj mallrave serbe dhe t’i hapet rruga dialogut Kosovë-serbi për një marrëveshje finale ligjërisht obliguese për të dyja vendet Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thotë se është më e mirë se Kim Kardashian, ju si mendoni Është apo jo më e mirë se Kim Kardashian, siç pretendon, këtë s’jemi në …