Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefat Isufin e ndajnë vetëm disa ditë nga meçi i shumëpritur me Billy Joe Saunders. Isufi, 29-vjeçar, deri tani në karrierë ka 27 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime, shkruan Insporti Ai të shtunën (18 maj) përballë tij do të ketë boksierin e pamposhur britanik, 29-vjeçarin Billy Joe Saunders. Meçi i Isufit me Saundersin fillimisht ishte paraparë të zhvillohej më 13 prill, por më pas u zhvendos në datën 18 maj. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e përkohshëm në WBO në peshat super middleweight dhe do të zhvillohet në stadiumin “Lamex” në Stevenage, Hertfordshire të Anglisë. Isufi, i lindur në Tërnoc të Madh të Bujanovcit, por që jeton në Mynih të Gjermanisë, nuk pritet që ta ketë aspak të lehtë ndaj britanikut, kur merren parasysh rekordet e tij. Saunders, po ashtu 29-vjeçar, ka bilanc 27-0-0. Por, Isufi shpreh optimizëm se mund të jetë i pari që i shkakton humbje atij. Ai për tregoi për përgatitjet e tij si dhe detajet e fundit para meçit Like 0