Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i viktimave të koronavirusit në tërë botën ka shkuar në 217,212, ndërsa numri i të infektuarve në 3,117,880. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë në vendin e parë në botë me mbi 59 mijë viktima dhe 1 milion e 12 mijë të infektuar. Në vendin e dytë në botë për numrin e viktimave për një kohë të gjatë është Italia me 27,359 raste fatale deri më tani. Ky shtet megjithatë është i treti në botë për shifrën e infektimeve me 201,505 të prekur. E dyta në botë për numrin e të infektuarve është Spanja me 232,128 raste. Sidoqoftë, shteti i Evropës Jugperëndimore është i treti në botë për numrin e viktimave me 23,822 të vdekur. Shumë afër Spanjës me numër të viktimave është Franca, që radhitet e katërta me 23,660 të vdekur. Ky shtet e mban të njëjtën pozitë edhe në listën e vendeve me më së shumti të infektuar. Atje janë regjistruar 169,053 të prekur me Covid-19. Për fat të mirë, bota ka shënuar edhe një numër të konsiderueshëm të të shëruarve nga sëmundja e re. Deri më tani, nga Covid-19 janë shëruar mbi 932 mijë persona në tërë planetin. Më së shumti të shëruar janë konfirmuar në Spanjë – 123 mijë, pastaj në Gjermani 120 mijë dhe në Shtetet e Bashkuara 115 mijë persona. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reagimi i FIFA-s për Superligën Evropiane FIFA ka reaguar pas formimit të Superligës Evropiane, duke e kundërshtuar atë por njëkohësisht …