Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shtatë policë janë lënduar gjatë protestës së sotme për rastin “Monstra”. Ministria e Brendshme gjithashtu informon se tetë persona janë ndaluar dhe se po punohet për identifikimin edhe për arrestimin e personave të tjerë në protestë. Dhunën në protestë e kishte dënuar më herët edhe Sindikata e Policisë duke thënë se dënon ashpër sulmet e sotme ndaj pjesëtarëve të policisë dhe u bën thirrje institucioneve të marrin të gjitha masat për ndjekjen e duhur penale të autorëve. Por, MPB do të duhet të hetojë sjelljen e policit i cili kishte kapur një gurë në rrugë gjatë qëndrimit në kordon dhe shënjestroi protestuesit. Ndryshe, sot në mesditë mijëra protestues shqiptarë filluan marshin protestues nga Parku i Çairit për dënimet drakonike të shqiptuara nga Gjykata e Maqedonisë për rastin “Monstra”. Tre dënimë të përjetshme dhe dhjetëra vite të dhëna si dënim për shqiptarët, që sipas organeve shtetërore kanë qenë kryerësit e veprës vrasje të të pesfishtë afër liqenit të Smillkovës në Shkup në vitin 2012. Protestuesit ishin kundër këtyre vendimeve, duke thënë se fajtorët nuk janë shqiptarët e dënuar. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pajisja e qytetarëve të Luginës me pasaportë kosovare – premtimi i dy partive në Kosovë Partitë politike tashmë janë duke bërë fushatën parazgjedhore para elektoratit të tyre. Derisa subjektet …