Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Qeveria e Shqipërisë ka zbardhur agjendën e mbledhjes së dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare. Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 11:30. Në ora 11.00, pritet mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve. Në ora 11.15 – mbërrin, Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa në ora 11.30, do të çelet sesioni plenar i mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë, njofton Indeksonline. Në këtë mbledhje me nga një fjalë rasti të pranishmëve do t’iu drejtohen Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës Fjalë të shkurtra do të kenë anëtarët e të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Ndërsa Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë do të përmbyll sesionin plenar. Mbyllja e takimit mes dy qeverive do të bëhet me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. Më pas të dy kryeministrat do të dalin në konferencë për media Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Presidenti francez i drejtohet qytetarëve Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar mbrëm kombit pas protestave të jelek-verdhëve, ku …