Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, njëherësh ish deputet i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka vendosur që t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kurti ka shkruar se Shpejtim Bulliqi së bashku me profesorët Zejnullah Gruda e Florim Isufi ishin në krye të argumentimit shkencor për kundërshtimin e demarkacionit Thaçi-Meha që Republikës sonë ia cenoi territorin. Postimi i plotë i Kurtit: Shpejtimi i Lëvizjes Me Avni Deharin dhe Gani Krasniqin, me Martin Berishajn e Glauk Konjufcën, me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, me Liburn Aliun dhe Enver Dugollin, ia uruam mirëseardhjen në VETËVENDOSJE! Prof.Shpejtim Bulliqit. Ishim në Tuz të Malit të Zi, në Logun e Tërgajës te lumi Cem, ku po mbahej festivali tradicional me pjesëmarrjen e mijëra malësorëve vendas e mërgimtarë. Një natë më herët ishim te Prof. Martin Berishaj në darkën e Zojes së Grudës. Shpejtim Bulliqi është Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shenjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, profesor në FShMN të UP, Departamenti i Gjeografisë, si dhe ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e pestë. Shpejtim Bulliqi së bashku me profesorët Zejnullah Gruda e Florim Isufi ishin në krye të argumentimit shkencor për kundërshtimin e demarkacionit Thaçi-Meha që Republikës sonë ia cënoi territorin. Me Prof. Bulliqin në VETËVENDOSJE! dhe me Lëvizjen në qeverisjen e ardhshme, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vihet në shënjestër të sulmit Compania “Saba-Bellça”i është djegur makineria “finisher” me vlerë afro 100 mijë eurove në Vranjë Në oborrin e ndërmarrjes publike “Vodovod” në Vranjë, gjatë natës së mbrëmshme, kompanisë shqiptare …