Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i partisë së re Socialdemokrate, Shpend Ahmeti e ka quajtur partinë e tij të re si partinë kryesore në Kosovë. Ai ka përmendur disa prej elementeve që e bëjnë të mendon atë se PSD është partia kryesore në vend, shkruan Insajderi. “PSD-ja tashmë është një forcë parlamentare me 12 deputetë dhe me dy komuna, përfshirë këtu Prishtinën dhe Kamenicën që na bënë njërën prej subjekteve kryesore në vend prandaj besojmë se do të luajmë rol të rëndësishëm posaçërisht në këtë vit duke pasur parasysh edhe temat që po zhvillohen, por unë besoj që edhe në të ardhmen PSD-ja do të jetë njëra prej forcave kryesore në vend”, ka deklaruar Ahmeti. PSD-së i janë bashkuar gjatë ditës së djeshme 12 deputetët që kishin dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu kësaj partie i janë bashkuar edhe anëtarët e tjerë të VV-së të cilët kishin dhënë dorëheqje. Ndërsa thotë se nuk ka arsye që në Kuvendin Komunal të Prishtinës të ketë bllokadë dhe se parasheh vetëm diskutim të mirëfilltë, demokraci dhe kalim të propozimeve të mira. “Unë jam i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunim. Nuk është ideja dhe qëllimi tash për këtë arsye ka qenë dhe arsye kryesore pse kam pranuar të jem kryetar i PSD me idenë që nuk po mendoj që është mirë që fokusi i dyja grupeve të jetë sulmi ndaj njëra tjetrës. Me të vërtetë mendoj që nuk ka asgjë abnormale që dikush të mos pajtohet me dikë tjetër, të vazhdoj rrugëtimin e tyre. Por duke marrë parasysh që deri dje kemi rrugëtuar bashkë dhe po ashtu jemi forca, të cilat pajtohemi në disa pjesë të programit, natyrisht se ka dhe disa pjesë që nuk pajtohemi dhe për këtë arsye ka ndodhur ndarja . Por do të ishte mirë që të mos bëhet qëllimi kryesor lufta ndaj njëri tjetrit… Nëse synimi jonë është ndërrimi i Qeverisë atëherë më mirë është me luftu dhe me kthy luftën kundër të këqijave që ndodhin në vendin tonë, sesa kundër njëri tjetrit. Pra do të jem bashkëpunues, në frymën e bashkëpunimit sa më shumë që kemi mundësi. Besoj dhe shpresoj se nuk do të ketë inate personale”, tha ai. Shpend Ahmeti, gjatë ditës së djeshme është zgjedhur kryetar i kësaj partie, Visar Ymeri, nënkryetar si dhe sekretare e partisë është zgjedhur Aida Dërguti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Joe Biden nënshkroi urdhrat e parë ekzekutivë: Klima, myslimanët dhe pandemia Joe Biden ka përmbysur trashëgiminë e presidentit, Donald Trump mbi imigracionin dhe ndryshimin e …