Një shpërthim i madh raportohet të ketë ndodhur  në Zagreb të Kroacisë.

Ministria e Brendshme atje e ka konfirmuar rastin dhe në njoftimin e parë zyrtar bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve .

Policia ka konfirmuar se ka rënë një luftarake dhe janë gjetur dy parashuta, kjo pasi është dëgjuar një shpërthim dhe është hapur një krater, raporton Dnevnik, transmeton Klankosova.tv.

Nga raportimet e para, duket se bëhet fjalë për rrëzimin e një aeroplani dhe pilotët mund të kenë ikur, pasiqë janë gjetur edhe parashutat.

Ndryshe, aeroplani bëhe te ditur të ketë pasur një yll dhe shkronja cirilike.

Pamjet mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:

https://dnevnik.hr/vijesti/policija-se-napokon-oglasila-o-eksploziji-u-zagrebu-pronasli-smo-krater-i-dva-padobrana—699456.html

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme