Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ashtu siç ishte paralajmëruar, reshjet e shiut e kanë përmbysur totalisht situatën ku pas tërmeteve që shkaktuan dëme kolosale, vendi është përfshirë nga rrebeshet dhe stuhitë. Gjatë natës së kaluar, reshjet kanë shkaktuar një sërë problemesh në kryeqytet ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar për shkak të përmbytjeve ndërsa qarkullimi I mjeteve është bërë përmes aksit të vjetër Maminas-Vorë. Ndërkohë në very të vendit reshjet e shiut kanë shkaktuarproblem në disa fshatra të Dibrës duke I lënë pa energji elektrike. Rruga Burrel-Milot ka paraqitur problem në qarkullimin e mjeteve pasi një masiv shkëmbor është shembur duke penguar qarkullimin normal në Shkopet. Siç e raportuam më herë, problem ka pasur gjatë natës dhe mënfgjesit të sotëm në Fushë-Krujë dhe Laç ku lumi Zezë ka dalë nfga shtrati duke përmbysur shtëpi dhe biznese duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e mjeteve. Ndërsa në Laç përroi I qyteti ka shkaktuar kaos në rrugë pas daljes nga shtrati duke marrë me vete gjithçka. Në Lezhë situata paraqitet përafërsisht e njëjtë që prej pasditës së djeshme kur rrugët e qytetit në disa zona janë përmbytur, si dhe ka pasur problem në qarkullim. Mëngjesi i sotëm ka rikthyer edhe lëkundjet e tokës në Shqipëri. Një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi 2 km është regjistruar në orën 07:22. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
NGA SOT FILLON NJË EPOKË E RE PËR KOSOVËN Kuvendi i Kosovës, ka miratuar tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së …