Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shqipëria ka arritur të shënojë fitore ndaj Moldavisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e katërt të vlefshme për eliminatoret Euro 2020. Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë që krijoi disa raste në pjesën e parë. Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni kishin rastet më të mira në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Edy Reja bëri disa zëvendësime, duke i dhënë më shumë sulmit. Zhvillohej minuta e 66-të kur Shqipëria mori avantazhin. Ishte Odise Roshi që asistoi bukur te Sokol Cikalleshi që shënoi për 1-0 nga afër. Festë e madhe e lojtarëve, pasi që tashmë ishin zhbllokuar edhe psikologjikisht. Shqipëria e dominoi lojë në minutat në vijim, por goli i qetësisë erdhi në kohën shtesë. Ishte Ylber Ramadani që me një goditje të fuqishme shënoi për 2-0. Shqipëria pas kësaj fitoreje ka gjashtë pikë dhe mbetet në garë për tu kualifikuar. Like 0