Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në profilin e tij në Facebook, bëri të ditur se në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë. Ky moment, sipas kryediplomatit Cakaj, shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO. “Për një vit me radhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok. “Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme”,- përfundoi statusin e tij Cakaj. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Seanc për Kosovën në parlamentin e Serbis, Vuçiq do të flasë për Kosovën Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të flasë për të paktën dy orë në një …