Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet lokale në Shqipëri, që u mbajtën të dielën e 14 majit. Më poshtë ju sjellim rezultatin ne procesin e numërimit të votave deri në orën 09:00 të së hënës për gjashtë qytetet kryesore. Në këto qytete, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Sarandë prijnë kandidatët e Partisë Socialiste. Në garën për të parin e kryeqytetit shqiptar, siç shkruan Telegrafi prin kandidati i PS-së, Erion Veliaj me 52.93 për qind, ndërkaq kandidati nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliqi ka 35.99 për qind. Në bastionin e PD-së, Shkodër këtë radhë prin kandidati i PS-së, Benet Beci me 59.74 për qind, gjersa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia me 40.26 për qind. Në Vlorë po ashtu prin kandidati PS-së, Ermal Dredha me 70.91 për qind, ndërkaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra ka 29.09 për qind të votave të numëruara gjer tani. Edhe në Durrës prin kandidatja nga radhët e Partisë Socialiste, Emiriana Sako me 56.54 për qind, për dallim nga kandidati Igli Cara me 43.46 për qind. Në Elbasan kandidati i PS-së, Gledian Llatja ka 56.17 për qind të votave të numëruara, gjersa Luçiano Boçi i “Fitojmë Bashkë”, ka 43.83 për qind. Ndërkaq, edhe në Sarandë prin kandidati i PS-së, Oltion Çaçi me 49.83 për qind, ndërkaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ardit Çikuli ka 34.92 për qind të votave të numëruara. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi deklarohet pas skandalit të Zaevit me komedianët rus, ata tentuan të bisedonin edhe me mua Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për herë të parë, pas deklaratës së …