Kryetari i Preshëevës, gjatë emisionit të mbrëmshëm në RTV Dukagjini, ka theksuar se është duke bërë përpjekje të shumta për tërheqjen e investitorëve të huaj në Preshevë, duke tentuar që t’a zbus papunësinë e madhe që po mbretëron në ketë komunë.

“Jemi duke punuar në pjesën e dytë të zonës industrial në Preshevë, ashtu që, të krijojmë kushte për investitorët e huaj, të cilët do të vijnë së shpejti të investojnë në Preshevë. Së fundmi kemi informacione se do të vijnë dy investitorë gjerman nga ku do të krijojnë vende të reja pune, ndërsa ne si qeverisje lokale, do t’ua ofrojmë të gjitha kushtet e nevojshme infrastrukturore” – premtoi Arifi.

Ai më tej shtoi se, ka pas një ndërpreje në nga oponentët politik gjatë punës së tij në zhvillimin ekonomik, mirëpo, kjo nuk do t’a pengoj në zhvillimin e mëtutjeshëm të Preshevës.

Megjithate, ky premtim i Arifit mbie ndesh me veprimet e tija, ngase ai personalisht nuk po e përkrahë investimin më të madh në histori të Preshevës, ate të kompanisë “WESlime”, kompani kjo simotër me ate të “Saba Bellça” nga Presheva.

Vlenë të theksohet se kompani gjigande, me investimet të cilat po i bënë në fabrikën e prodhimit të fasadave në Preshevë, do t’i punësoj rreth 200 persona, ndërsa në asnjë moment as nuk po përkrahet e as nuk po vizitohet nga kryetari i Preshevës, derisa, gjatë ditës së djeshme kompaninë “WESlime”, e kanë vizituar përfaqësuesit e OSBE-së në Bujanoc, ndërsa muaa më parë, ketë gjigand ekonomik, e ka vizituar edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme