Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komunës së Preshevës dhe një herit Kryetar i Alternativës për Ndryshim Shqiprim Arifi ka uruar Kryetarin e PDSH-ës Ragmi Mustafa për mandatin e ri për kryetar të PDSH-ës po të njejtën kohë ka thumbuar z.Mustafa duke thën se ka humbur shansin që ti hap rrugë gjeneratave të reja mbrenda këtij subjekti, ai madje ka thën se për 12 vite sa ka qen kryetar këtë e hasim tek regjimet e lindjes së mesme, ndoshta kështu është fati i këtij subjekti së paku gjersa shumica është në heshtjerëndë. Ky është shkrimi i plotë i kryetarit Arifi Në Kuvendin e VII-të zgjedhor të PDSH-së të mbajtur disa ditë më parë në Preshevë, është zgjedhur në mandatin e pestë të rradhës për kryetar Ragmi Mustafa. Shfrytëzoj rastin t`i uroj Ragmiut për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të PDSH-së dhe t`i dëshiroj së pari shëndet në këtë periudhë të rëndë pandemie. Mua nuk më përket ti analizoj zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti, meqë ka kontestime në procesin e brendshëm demokratik, mbarëvajtje dhe transparencë, por sidoqoft konstatoj se Ragmiu ka humbur shansin e fundit ti hap rrugë gjeneratave të reja për të reformuar rrënjësisht këtë subjekt që është nën dorën e tij të “rëndë” pothuajse tani e 20 vite më parë. Gjenerata të tëra kanë lindur kur Ragmiu ishte në karrigën e kryetarit, këto gjenerata tani kanë filluar studimet, janë martuar, kanë krijuar familje ndërsa Ragmiu ende ka ambicje të mbroj ulësen e tij të dashur. Momenti i reflektimit të madh duke mundësuar tranzicionin drejt gjeneratave të reja do të kishte rikthyer shpresën, besimin në subjektin e tij dhe vendin tonë dhe mbi të gjitha do të harmonizonte ambientin e acaruar politik në vend. Në fund të mandatit të pestë, Ragmiu Mustafa do të arrij 20 vjetorin si kryetar i PDSH-së, ndër ta 3 mandate (12 vite) si kryetar i Komunës, periudhë kohore që e hasim tek regjimet e lindjes së mesme, ndoshta kështu është fati i këtij subjekti së paku gjersa shumica është në heshtjerëndë. Urime edhe një herë Ragmi Mustafës, mandatin e pestë në krye të PDSH-së! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Prej 1 marsit hyn në fuqi ligji i ri për punësim në gjermani Siç dihet tashmë ligji i ri krijon mundësi të reja për punëmarrësit nga shtetet …