Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka shumë kohë që janë shpërngulur nga Lugina e Preshevës në Kosovë, por ende nuk posedojnë lejeqëndrim, e lëre më nënshtetësi të Kosovës. Qyetetarët e Luginës së Preshevës, që jetojnë në Kosovë, thonë se kanë aplikuar shumë herë për një lejeqëndrim, mirëpo, siç thonë ata, janë maltretuar me dokumentacione të shumta. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shumë shpejt do të hartohet një udhëzim administrativ, që të rregullohet statusi i tyre. Magazina.com – Automjete / Patundshmeri/ Shpallje falas nga te gjitha kategoritë! VIZITO TANI!!! Tash e tetë vjet ai qëndron në Prishtinë. Ani pse ka kaluar kohë e gjatë, ende nuk konsiderohet shtetas i Kosovës. Si student ishte shpërngulur nga Bujanoci në Prishtinë, mirëpo vazhdimisht ka hasur në probleme, për shkak të dokumenteve. Sipas drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, në bazë të Ligjit të vjetër për të huaj, u është pamundësuar që banorët e Luginës të pajisen me lejeqëndrim. Sipas tij, tashmë janë duke hartuar një udhëzim administrativ për të rregulluar statusin e tyre. “Ne si departament jemi përballur shumë herë me kërkesa nga ana e tyre për t’u pajisur me leje qëndrim apo me dokumente tjera të Kosovës. Mirëpo, ligji i vjetër u pamundësonte një gjë të tillë për t’u pajisur, për shkak se nuk i plotësonin një pjesë të kritereve të cilat ishin në ligjin për të huaj. Tani me këtë udhëzim parashihen të krijohen disa lehtësira, në mënyrë që statusi i tyre të rregullohet një herë gjithmonë “, tha Krasniqi. Ky udhëzim administrativ, sipas Krasniqit do të hartohet deri në fund të këtij viti. Ai ka pohuar se si shkak i mos pajisjes me lejeqëndrim, banorët e Luginës së Preshevës, por edhe banorë nga vendet tjera, kanë hasur në shumë vështirësi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Organizata Gjermane humanitare “HELP” rikthehet në komunën e Bujanocit Pas 4 viteve të largimit të ksaj organizate nga territori i komunës së Bujancit …