“Kryetari” i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një vendim i cili e liron nga detyra Drejtoreshën e Arsimit, Ismete Thaçi.

Kjo pasi ditë më parë, Kastrati dha një varg kritikash për të dhe Vetëvendosjen në Kamenicë.

Kryetari shprehej se ishte i pakënaqur me menaxhimin e kësaj drejtorie.
Ndërsa VV dega në Kamenicë doli me një komunikatë në lidhje kërkesën e kryetarit Kastrati për dorëheqjen e drejtoreshës Ismete Thaçit, që e cilësonte se kërkesa e Kastratit është banale dhe e pritshme.

Sipas Gazetes Express kryetari Kastrati ka transferuar edhe një tjetër zyrtar të VV-së nga Drejtoria e Arsimit në atë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme