Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka thënë se për herë të parë kanë nisur bisedime me Qeverinë e Serbisë për të drejtat e shqiptarëve atje Ai tha se në këtë takim prioritet e patën arsimin si një nevojë emergjente për nxënësit dhe studentët shqiptarë. “Platforma “Masat urgjente për afirmimin e të drejtave shqiptare së Luginës së Preshevës” është aprovuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në mars të vitit 2013, ndërkaq plani 7 pikësh është aprovuar nga Qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013.Që atëherë kur kishte filluar sa i përket implementimit të këtij dokumenti ishin ndërprerë për shkak të një reforme gjyqësore”. Takimi i mbajtur në Bujanoc është për rifillimin e implementimit të këtij plani 7 pikësh dhe përmbushjen e këtyre kërkesave: Njohja e diplomave të të gjitha institucioneve arsimore nga Kosova; Eliminimi i problemit të nostrifikimit të diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut; zgjidhjen e mungesës së teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme dhe planeve dhe programeve (kurrikula shkollore); Zgjidhja e çështjes së dhënies së provimeve profesionale (licencës); Shqyrtimi i mundësisë/nevojës së hapjes së institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc dhe në gjuhën shqipe; Bursa për studentët që studiojnë në Kosovë dhe Shqipëri; Vazhdimi i studimeve pasuniversitare në universitetet serbe për studentët shqiptarë të diplomuar në Kosovë dhe Shqipëri; Përmirësimi i cilësisë së mësimit të gjuhës serbe në shkollat në gjuhën shqipe; Krijimi i një njësie të posaçme në kuadër të Drejtorisë së shkollës në Leskovc që do të merrej vetëm me çështjet e arsimit në gjuhën shqipe; Lehtësimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare në punën e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Institutit për Avancimin e Arsimit. Mustafi tha se kanë marrë zotimet nga Ministria e Arsimit dhe obligimet për afatet të zgjidhjes së një mori çështjesh. Ai gjithashtu tha se kanë kërkuar afate që të marrin përgjegjësi dhe detyra qeveritarët serbë që para bashkësisë ndërkombëtare të mbahen përgjegjës më pas. “Vlen të theksohet se ky takim është organizuar nga Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogu Social, Gordana Çomiq, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nën prezencën dhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorit Jan Braathu, në të cilën i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – Branko Ruzhiq”. Mustafi tha se pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë janë dakord për të zhvilluar dialog. Like 0
Ai tha se në këtë takim prioritet e patën arsimin si një nevojë emergjente për nxënësit dhe studentët shqiptarë. “Platforma “Masat urgjente për afirmimin e të drejtave shqiptare së Luginës së Preshevës” është aprovuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në mars të vitit 2013, ndërkaq plani 7 pikësh është aprovuar nga Qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013.Që atëherë kur kishte filluar sa i përket implementimit të këtij dokumenti ishin ndërprerë për shkak të një reforme gjyqësore”. Takimi i mbajtur në Bujanoc është për rifillimin e implementimit të këtij plani 7 pikësh dhe përmbushjen e këtyre kërkesave: Njohja e diplomave të të gjitha institucioneve arsimore nga Kosova; Eliminimi i problemit të nostrifikimit të diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut; zgjidhjen e mungesës së teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme dhe planeve dhe programeve (kurrikula shkollore); Zgjidhja e çështjes së dhënies së provimeve profesionale (licencës); Shqyrtimi i mundësisë/nevojës së hapjes së institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc dhe në gjuhën shqipe; Bursa për studentët që studiojnë në Kosovë dhe Shqipëri; Vazhdimi i studimeve pasuniversitare në universitetet serbe për studentët shqiptarë të diplomuar në Kosovë dhe Shqipëri; Përmirësimi i cilësisë së mësimit të gjuhës serbe në shkollat në gjuhën shqipe; Krijimi i një njësie të posaçme në kuadër të Drejtorisë së shkollës në Leskovc që do të merrej vetëm me çështjet e arsimit në gjuhën shqipe; Lehtësimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare në punën e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Institutit për Avancimin e Arsimit. Mustafi tha se kanë marrë zotimet nga Ministria e Arsimit dhe obligimet për afatet të zgjidhjes së një mori çështjesh. Ai gjithashtu tha se kanë kërkuar afate që të marrin përgjegjësi dhe detyra qeveritarët serbë që para bashkësisë ndërkombëtare të mbahen përgjegjës më pas. “Vlen të theksohet se ky takim është organizuar nga Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogu Social, Gordana Çomiq, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nën prezencën dhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorit Jan Braathu, në të cilën i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – Branko Ruzhiq”. Mustafi tha se pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë janë dakord për të zhvilluar dialog.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Zaimina nuk është ‘normal’ trondit rrjetin me këto foto Zaimina Vasjari padyshim mund të quhet nëna më seksi shqiptare. Thjeshtë e mahnitshme, që …