Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ndonëse ishte paralajmëruar se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pritet që rreth orës 12:00 të mesditës së sotme të marrë rrugën për në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale, një gjë e tillë pritet të mos ndodhë. Së paku kjo nuk do të ndodhë me orarin e paralajmëruar. Kjo pasi që, është bërë e ditur se fluturimi me të cilin do të udhëtonte Haradinaj është shtyrë. “Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines””, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit. Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar. Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit. Përveç Haradinajt, i ftuar është edhe Jakup Krasniqi, i cili është nisur për në Hagë në orët e hershme të mëngjesit Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Numër rekord, 22 viktima dhe 1.192 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.211 teste, …