Fillimi i 2019-ës ishte i vështirë për Real Madridin, por ata janë përmirësuar shumë javëve të fundit

Me shkurtin që fillon nga kjo javë, Liga e Kampionëve është shumë afër për t’u kthyer dhe Los Blancos janë kthyer në formë përsëri, në kohë për ta mbrojtur titullin e tyre.

Ndeshja e parë kundër Ajaxit do të zhvillohet më 13 shkur dhe ata tashmë besojnë se nëse luajnë siç luajtën kundër Espanyolot këtë të diele, apo si kundër Gironas apo Sevillas, ata tashmë janë kthyer në lojë, transmeton GazetaExpress.

Karim Bezema është duke luajtur më së miri në karrierën e tij, derisa Luka Modric, Dani Carvajal dhe Sergio Ramos po ashtu kanë ndeshjet më të mira në La Liga dhe Kupë të Mbretit në këtë fillim vit.

Toni Kroos dhe Gareth Bale janë kthyer nga lëndimet po ashtu, që është edhe një tjetër frymëzim për skuadrën nga kryeqyteti.

A do të kthehet ashtu si tri vitet e fundit pikërisht në këtë kohë Real Madridi, kjo mbetet të shihet.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport