Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani në ditën ndërkombëtare të, të zhdukurve ka ftuar organet e gjygjësisë dhe policisë për zbardhjen e të rasteve të të zhdukurve nga Lugina e Preshevës 20 vite më parë.

Ky është shkrimi i plotë i kryetares znj.Ardita Sinani

𝗠𝗲 𝗺𝗼𝘀𝗮𝗻𝗴𝗮𝘇𝗵𝗶𝗺 𝗽ë𝗿 𝘇𝗯𝗮𝗿𝗱𝗵𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗳𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁ë 𝘁ë 𝘇𝗵𝗱𝘂𝗸𝘂𝗿𝘃𝗲 𝘁𝗮𝗻ë 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗮 𝗲 𝗦e𝗿𝗯𝗶𝘀ë 𝗱ë𝘀𝗵𝗺𝗼𝗻 𝘀𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲ë𝘀𝗶 𝗽ër 𝘀𝗲𝗰𝗶𝗹𝗶𝗻 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝗻𝗲𝘀𝗵

Sot, më 30 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ftojmë edhe një herë organet e gjyqësisë dhe policisë të Republikës së Serbisë, që t’i marrin përgjegjësitë e tyre për zbulimin e fatit të të zhdukurve nga komuna e Preshevës dhe Lugina e Preshevës.

Ka mbi njëzet vjet që nuk zbardhen rastet e të zhdukurve nga rajoni ynë. Si ai i Nebi Nuhiu – Neza nga Presheva, rrëmbyer më 2 shkurt të vitit 2000. Nuk është dënuar ende askush dhe fati i Nebiut mbetet i pazbuluar. Njëjtë me rastin e Bumedien Ramadanit nga Tërnoci i Bujanocit, zhdukur që nga 11 nëntori 2015.

Organet përgjegjëse të Republikës së Serbisë kanë për obligim kushtetues dhe ligjor t’i zbulojnë rastet e tilla, të kryera brenda territorit shtetëror. Aq më tepër që disa nga hetimet e kryera kanë dëshmuar se në këto rrëmbime kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë të strukturave shtetërore.

Si është e mundur që njëzet vjet nuk qenkan të mjaftueshme për të ndriçuar raste të tilla, sidomos rrëmbimesh?

Të zhdukurit nga Presheva dhe Lugina janë familjarë të dikujt, por ata janë edhe bashkëqytetarë dhe bashkëkombës tanë.

A nuk nënkupton fakti se nuk ka drejtësi që njëzet vjet për të zhdukurit, se nuk ka dhe nuk do të ketë drejtësi për çdokë tjetër? Sipas thënies aq të saktë të Martin Luther King: “Një padrejtësi diku është kërcënim për drejtësinë kudo”.

Thjesht, me mosangazhim për zbardhjen e fatit të të zhdukurve tanë, Republika e Serbisë dëshmon se nuk ka drejtësi për secilin prej nesh.

#Dayofthedisappeared

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme