Kryetari i Kuvendit Komunal Enver Ramadani ka mabajtur sod mbledhje me këshillin komunal për shëndetsi lidhur me situaten e krijuar nga pandemia me covid 19 dhe masat preventive që duhet ndërrmarrë për të mbrojtur shëndetin e gjith qytetarve.

Ky është njoftimi i plotë i kryetarit Ramadani:

Këshilli Komunal për Shëndetësi, i cili është trup i përhershëm i Kuvendit Komunal , sot ka mbajtur mbledhjen e parë punuese. Gjatë mbledhjes si pikë diskutimi ishte edhe situata aktuale e krijuar nga virusi Covid 19 dhe masat preventive që duhet ndërmarrë për të mbrojtur shëndetit e gjithë qytetarëve, duke e pa se muajin e kaluar dhe gjatë këtij muaji numri i të infektuarëve është rritur.

Anëtarët e Këshillit për shëndetësi u dakorduan se do të përgatisin një raport lidhur me të gjitha fushat që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit dhe gjithashtu do të përpilojnë rekomandimet për mbrojtjen nga COVID 19 të cilat do t’i paraqesin Kuvendit Komunal në seancat e rradhës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme