Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në takimin e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian është paraparë që të adresohet çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët. Klan Kosova merr vesh nga burime të saj në Bruksel se krerët e shteteve anëtare pritet të rekomandojnë krijimin e një komisioni të veçantë që pritet të vijë në Kosovë, për të monitoruar betejën e institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pavarësisht kësaj është kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili falënderon institucionet e Bashkimit Europian, eurodeputetët, për përkrahjen e madhe që sipas tij i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave. “Institucionet e Kosovës nuk duhet ndalur punën deri në përmbushjen e së drejtës themelore dhe meritore për të lëvizur lirshëm në Europë”. “Si Kuvend, kemi filluar një iniciativë që ka gjetur mbështetje nga institucionet e vendit dhe nga shtetet anëtare të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, por këtu nuk përfundon i gjithë obligimi ynë”. “Në këta muaj vendimtarë, ne duhet të vazhdojmë përmbushjen e agjendës sonë europiane, ndërsa komunikimi me të gjitha institucionet e BE-së dhe çdo mekanizëm tjetër ndikues në këtë proces duhet të intensifikohet”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bayerni harron eliminimin nga Liga e Kampionëve, shkatërron Mainzin Bayerni bëri atë që di të bëjë gjithmonë, sa herë që është i acaruar …