Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot ka nisur asfaltimi i rrugës Breznicë-Muhoc, rrugë kjo e ineteresit shumë të madh për fshatrat e Malësisë së Bujanocit. Rruga Breznicë-Muhoc, tanimë po merrë pamjen e duhur. Gjatë ditës së sotme, ka filluar asfaltimi I këtij aksi rrugor, e që në masë të madhe, do të shkurtonte largësinë në mes të fshatrave shqiptare të Komunës së Bujanocit. Asfaltimi i sotëm, ka entuziasmuar malësorët e Bujanocit, të cilët kishin dalur nga afër për të përcjell ketë ngjarje, që e vlerësonin të interesit shumë të madh. Enver Ramadani, kryeshef për zhvillim dhe investime, nëpërmjet një prononcimi të shkurtër për Lugina-Lajm, ka deklaruar se ky projekt ndahet në dy pjesë, dhe se pjesa e parë është asfaltimi rreth 1 kilometrave. “Po, sot ka filluar asfaltimi i rrugës Breznicë-Muhoc, dhe se punimet do të vazhdojnë me intenzitet të lartë. Duhet theksuar se ky projekt ndahet në dy pjesë, dhe se tani po punohet në pjesën e parë, që pritet të përfundojë për dy ditë” – deklaroi Ramadani. Kryeshefi Ramadani, falenderoi qytetarët që sot kishin dalur për të përshendtur fillimin e asfaltimit të rrugës Breznicë-Muhoc. Asfaltimi i rrugës Breznicë-Muhoc, do të shkurtonte në mase të madhe rrugën në mes fshatrave të Malësisë së Bujanocit, që deri tani kalohej nëpërmjet territorit të Kosovës. Kështuqë, nga fshati Breznicë e deri në Muhoc, (dhe për fshatrat tjera Ramnabuç, Zarbincë dhe Priboc), rruga do të shkurtohet së paku për 12 kilometra. Ky projekt, po financohet nga pushteti lokal i Bujanocit, ndërsa kompania kontraktuese, është “Saba Bellça” nga Presheva, me përfaqësi edhe në Bujanoc. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Që në mëngjes, pritjet te Dheu i Bardhë deri në tri orë Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë tek pikëkalimi kufitar te Dheu i …