Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot, Këshilli Komunal për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit, i cili është trup i kuvendit, mbajti mbledhjen e tretë të rregulltë për këtë vit. Në mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në territorin e Komunës së Bujanocit, për të cilën raportoi kryeshefi stacionit policor në Bujanoc z. Goran Saviq. Ai tha se kryesisht sa i përket gjendjes së rendit publik situata është stabile, por që potencoi se gjatë 11 muajve të këtij viti ka pasur rritje të veprave penale të vjedhjes, rritje të numrit aksidenteve në trafik përshkak se vozitësit nuk iu kanë përmbajtur rregullave të komunikacionit dhe kushteve të rrugës. Gjatë kësaj kohe në aksidente trafiku ka pasur 4 viktima, ndërkaq gjithsej ka patur 34 aksidente. Vlerësoi lartë punën e administratës së stacionit policor, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur më shumë se 57.000 kërkesa të qytetarëve dhe falënderoi qytetarët për durimin e tyre. Për situatën epidemiologjike dhe vaksinimin e qytetarëve raportoi drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit znj. Dalliborka Pavlloviq, e cila tha se numri i të infektuarëve me covid në komunën tonë është në rënie e sipër, në muajin shtator kishte gjithsej 322 të infektuar, në tetor 252 të infektuar, ndërkaq në nëntor 141 të infektuar ndërkaq në këto ditë të dhjetorit kemi 6 raste të reja. Sa i përket vaksinimit, gjithsej janë dhënë 32560 doza të vaksinave në komunën tonë. Dozën e parë e kanë marrë gjithsej 15.560 persona, dozën e parë dhe të dytë e kanë marrë 14.511 persona, ndërsa dozën e parë, të dytë dhe të tretë e kanë marrë gjithsej 2.543 persona. Ajo që vlen të theksohet është fakti se është rritur edhe interesimi i të rinjëve për t’u vaksinuar – tha drejtoresha Pavlloviq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gazeta amerikane “Politiko” zbulon çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura në Berlin Në një moment, Makron e qoi Haradinajn anash dhe me të ka fol vetëm. …