Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushëbetejë ndërmjet forcave ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Pjesëtaret e UÇPMB-së, për herë të parë janë paraqit publikisht më 26 janar të vitit 2000 në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit gjatë varimit të vëllezërve të vrarë Saqipi ndërsa  veproi deri në Maj të vitit 2001, kur edhe u nënshkrua marrëveshja e demilitarizimit.

UÇPMB la pas dhjetëra dëshmorë, shumë invalidë dhe mijëra veteranë.

Edhe pse u amnistuan nga kuvendi i Serbisë me dekret të veçantë, ata prapë mbetën në shënjestër të autoriteteve serbe. Pas luftës shumë nga ish-guerilët u burgosën, ndërsa të tjerët u arratisën në Kosovë dhe disa të tjetër në vendet evropiane.

– Gjaku i rënë i Vëllezërve Saqipi nga , Fshati Dobrosin ishte Themel i Fillimit të Çlirimit të Këtyre Trojeve Etnike.

– Vrasja qyqare e Vëllezërve Saqipi nga forcat paramilitare serbe, gjaku i tyre ishte infuzion i daljes së Furishme në skenë veprimi i Ushtrisë Lavdishme UÇPMB !

– Më herët apo më vonë Familja Saqipi nga Dobrosini në historinë e Familjeve meritore Kombëtare do të radhitet në rangun e Jasharajve dhe Familjeve tjera që derdhën gjak dhe dhan jetën për bashkimin e trojeve etnike .

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme