Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur 111 afganë. Të njëjtit janë vendosur në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot pritet të arrijë edhe grupi tjetër i afganëve. “Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë…”, u shpreh ai ndër të tjera. Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistan. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ambasadori amerikan merr pjesë në përurimin e kabinetit „Makers Lab“, në „Sezai Surroi“ Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill, ka marrë pjesë sot në përurimin e …