Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë, ende zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës. Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri. Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera. Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili nuk ka dashur të jap detaje, duke thënë se “këto detaje do të bëhen publike kur të vije koha”. Detaje nga kjo marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet sot, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtari për media nga kjo parti, Arlind Manxhuka tha se të gjitha do të kuptohen të hënën. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund janë harmonizuar 100 përqind për programin qeverisës. Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re. Sipas të gjitha gjasave, dita e sotme pritet të jetë vendimtare për marrëveshjen rreth themelimit të udhëheqësisë së re Like 0
Sot pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë, ende zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës. Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri. Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera. Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili nuk ka dashur të jap detaje, duke thënë se “këto detaje do të bëhen publike kur të vije koha”. Detaje nga kjo marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet sot, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtari për media nga kjo parti, Arlind Manxhuka tha se të gjitha do të kuptohen të hënën. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund janë harmonizuar 100 përqind për programin qeverisës. Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re. Sipas të gjitha gjasave, dita e sotme pritet të jetë vendimtare për marrëveshjen rreth themelimit të udhëheqësisë së re
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Deputeti Kamberi dhe ish kryetari Mustafi u pritën sot nga Ambasadori i SHBA-së Christopher R. Hill Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbis z.Shaip Kambeti dhe ishë kryetari i …