Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot në Gjakovë do të protestohet për lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili është arrestuar në Maqedoninë Veriore. Protesta do të mbahet në parkun e qytetit “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 11:00. Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin kufitar në Bllacë më datën 24 korrik. Policia në Maqedoni ka vërtetuar se Morina është arrestuar me kërkesë nga Serbia, për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në krime ushtarake kundër popullatës civile në Kosovë. Për arrestimin e Tomor Morinës ka edhe reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe OVL-UÇK të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Trajkoviq: Serbët edhe pse të frikësuar nuk do ta votojnë ‘Srpskan’ e Radojiçiqit Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se serbët e Kosovës nuk …