Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas iniciativës dhe takimit të parë të mbajturë në Preshevë për unifikimin e faktorit politik Shqiptarë në Luginë të Preshevës mbrëm në hapsirat e shtëpis së kulturus në Bujanoc u mbajt takimi i rradhës nga liderët e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës. Pas insistimit të nismës qytetare – politike, LUGINA DO ZGJIDHJE dhe pas një maratone të gjatë rrugëtimi e mbështetje mbarëshqiptare që ju bë asaj, subjektet politike në Luginë të Preshevës kanë arritur një gjuhë të përbashkët konsensuale për mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë ( të njohur si Kuvendi i tre Kuvendeve). Fillimisht, ne e përshëndesim këtë konsensus parimor e shumë të nevojshëm për mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Komunave, – Preshevë; Bujanoc e Medvegjë dhe tanimë veç sa ndihemi mirë drejt unifikimit politik. Takimi u kryesua nga kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit z.Adnan Salihu, pas diskutimeve të liderve politik të partive shqiptare, nga ky takim u ku krijua një grup punues i cili do t’i zhvilloj punimet deri në mbajtjen e seancës së përbashkët. Konsiderojmë se deri tani kemi një rrugëtim të mbarë dhe ky Kuvend duhet të ndodhë, andaj deri në konvokimin e tij, i ftojmë të gjithë faktorët politik në vend, që të kenë maturinë e duhur, deri ne mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë ( të njohur si Kuvendi i tre Kuvendeve). #LuginaDoZgjidhje Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Këshilli Kombëtar Shqiptar anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për javën e nëntorit Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara …