Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Takimi i katërt në kuadër të fazës finale të dialogut të Brukselit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Madje diskursi brenda takimit ka qenë i ashpër, kurse pas takimit protagonistët kanë thënë se marrëveshja përfundimtare është vështirë e arritshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq të enjten kanë zhvilluar edhe një takim, të cilin e kanë vlerësuar jo të lehtë, në kuadër të fazës finale të dialogut të Brukselit. Thaçi ka thënë se pala serbe kishte diskurs të ashpër e arrogant dhe se nuk është shumë optimist për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Në anën tjetër, Vuçiq ka thënë se nuk mund të ketë dialog nëse njëra palë tregohet e papërgjegjshme dhe kërcënon me dërgim të ushtrisë në veri të Ibrit, duke aluduar në deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se një regjiment i ushtrisë së Kosovës në të ardhmen do të dërgohet në veri. Vuçiq po ashtu ka kritikuar vendosjen e taksës 10% nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve nga Serbia e Bosnja. Ai madje për këtë çështje e ka akuzuar edhe Bashkimin Evropian se po qëndron në anën e Kosovës. BE-ja pret që Kosova e Serbia ta shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, përmes një komunikate ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogu me normalizimin e raporteve ndërmjet tyre dhe perspektivës konkrete të aspiratave të tyre evropiane. “Në diskutimet e saj me dy presidentët Federica Mogerini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit. Ata diskutuan për hapat e nevojshëm në rrugën përpara dhe vendosën të mbesin në kontakt të vazhdueshëm në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e Zyrës së ndërmjetësueses Federica Mogherini, shkruan më tutje. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ajaxi eliminoi Realin nga Liga e Kampionëve Kampionia e Evropës, Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi pësoi humbje …