Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zhbllokimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, heqja ose pezullimi i taksës një qind për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake, si dhe çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët pritet të jenë disa nga temat të cilat do të diskutohen në takimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane Angela Merkel, i cili do të mbahet më 6 qershor të këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Zyrtarë nga zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj për “Zërin” kanë thënë se kryeministri në këtë takim do ta kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë. “Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Berlin në një vizitë dyditore. Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman do të marrë pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’, që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me kancelaren Merkel. Tashmë dihet se kërkesat e kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, për dialogun dhe për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e tyre. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas zhvillimeve të fundit – Lista Serbe paralajmëron largimin nga Qeveria e Kosovës Lista Serbe ka miratuar nismën për largimin nga Qeveria e Kosovës. Lidhur me këtë …