Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sot do të presë në takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. Ky takim vjen vetëm katër ditë pasi Kosova vendosi masa reciprociteti ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, për shkak se kjo e fundit është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Kosovës. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga qershori i këtij viti kur rasadit të peshkut i janë vendosur barriera tarifore nga ky shtet fqinj, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu iu ka drejtuar me letër ministrit Bekteshi, por pala kosovare nuk kishte marrë asnjë përgjigje. “Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit Kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, kishte deklaruar Shala . Kjo sipas tij, në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektojë dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet./Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtimi i forcave ushtarake me makineri të rënd luftarake në pik kalimin kufitar në fshatin Dobrosin Ushtria serbe në gjendje gatishmerie ne Luginën e Preshevës blindon pik kalimet kufitare me …