Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi bashkë me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli kanë mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Me këtë rast përgjatë fjalimit të tij, Xhaferi ka deklaruar se Kuvendi i Maqedonisë ka formuar një Grup Parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

“Përgjatë takimit të përbashkët informova zotëri Veselin për referendumin që do të mbahet të dielën. I gjithë procesi është duke shkuar konform legjislacionit tonë”, ka thënë Xhaferi.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.
Gjithashtu Xhaferi ka shtuar se Maqedonia përshëndet marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke qëndruar në Maqedoni në një vizitë zyrtare të cilën e nisi me një takim të përbashkët me të parin e Kuvendi ttë Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme